fbpx

“Deti” në gjykatën e Hagës, Mitsotakis ka një reagim me një ‘kunj’ për Turqinë

Në lidhje me vendimin që Greqia dhe Shqipëria morën për t’iu drejtuar Gjykatës së Hagës për çështjen e kufirit detar, ka pasur sot një reagim nga Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis.

Mediat greke shkruajnë sot se komentet i ka bërë pas një takimi me presidentin qipriot Nicos Anastasiades dhe atë egjiptian Fatah al Sisi në Nikozia. Ai tha se “kjo ishte mënyra se si shtetet serioze dhe të përgjegjshme zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre”, duke i dhënë kështu një mesazh edhe Turqisë.

“Kemi rënë dakord që meqenëse nuk mund të zgjidhim mosmarrëveshjet tona rreth caktimit të kufijve të Zonave Detare jemi të gatshëm t’i drejtohemi Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Kjo është mënyra se si shtetet serioze dhe të përgjegjshme zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre” u shpreh Mitsotakis.