fbpx

Dhjetëra forca policie në kërkim të targave CD

Screenshot_1-43.png

Mbrëmë ministri në detyrë Gent Cakaj ka shkuar prapë te ministri i Brendshëm Sandër Lleshi. Burime pranë zv/ministrit, si ministër i jashtëm, tregojnë për “KJ” se Gent Cakaj i ka kërkuar një operacion të madh policor për të kapur makinat me targa diplomatike të konsujve shqiptarë të shteteve të ndryshme.

Fill pas kësaj kërkese si dhe duke ditur se Gent Cakaj është edhe si “kryeministër” rezervë i PS-së në rast krize të fortë gjatë muajit maj me opozitën, ministria e Brendshme ka thirrur në mesnatë gjithë drejtorët e policisë në rrethe duke i urdhëruar të fillojnë operacionin e koduar “Targa CD”.

Nëpër rrugët e Shqipërisë janë shpërndarë me dhjetra forca policie në gjuajtje të targave CD, të cilat janë dhënë nga shteti shqiptar për Konsujt e Nderit të shteteve të ndryshme të botës, të cilët janë nënshtetas të Shqipërisë. Konsujt e Nderit janë persona shqiptarë të përzgjedhur nga shtete të ndryshme për ti përfaqësuar moralisht dhe që ndikojnë në përmirësimin e imazhit të Shqipërisë.

Ministri Cakaj sapo erdhi në karrigen e Ditmir Bushatit vendosi me urdhër se targat diplomatike të Konsujve të Nderit duhen hequr nga makinat e tyre. Në fakt targa diplomatike është kërkesë e shtetit përkatës i cili kërkon pranë ministrisë së jashtme të Shqipërisë që Konsulli i tyre i Nderit të pajiset me targë diplomatike. Konsujt e nderit nuk marrin paga (bile paguajnë vetë gjithçka), por janë kryesisht biznesmenë apo persona të njohur të fushave të ndryshme të cilët propozohen qeverisë shqiptare dhe është pala shqiptare e cila ka pranuar sejcilin prej tyre si Konsull Nderi.

Sot policia ka listuar emrat e Konsujve të Nderit dhe me anë të agjentëve sekretë, po vëzhgon lëvizjet e tyre. Në të vertetë aksioni policor duket shembullor pasi janë forca të shumta policie përreth banesave apo zyrave të punës të Konsujve.

Natyrisht kjo nuk mund të zhbëjë dhe të denigrojë gjithë Konsujt e Nderit, të cilët kontribuojnë në ekonominë e vendit si dhe në rregullimin e imazhit të Shqipërisë në shtetin që përfaqësojnë. Mund të ketë të drejtë, ministria e jashtme, që për ndonjë emër nuk e pranon, por këtë ia kërkon shtetit përkatës për ta zëvëndësuar. Nuk mund të hiqen në bllok gjithë Konsujt, aq me tepër të urdhërohet policia e shtetit të vihet në ndjekje të Konsujve të Nderit për targat e makinës.

Ndërkohë që ende nuk janë gjetur 10 milionë eurot e Rinasit se ku kanë përfunduar, ky aksion të duket sikur ministrat Cakaj dhe Lleshi kanë dyshime se njeri nga Konsujt mund të ketë gisht në vjedhjen e aeroportit të Rinasit.

Mësohet se një prej Konsujve të Nderit është vendosur nën survejim dhe po ndiqet, ndonëse ky fakt dhe një emër konkret, nuk mund të shkatërrojë imazhin dhe nderin e krejt Konsujve të Nderit sa të përndiqen me qentë e policisë.

Ja emrat e Konsujve të Nderit në Shqipëri, të cilëve policia po kërkon t’ju heqë targat diplomatike:

1. AUSTRI
Gjergj Leqejza
Arben Malaj

2. BANGLADESH
Shaban Xhabrahimi

3. BELGJIKË
Fabrice Wallaert

4. BOSNIA HERCEGOVINA
Fiqiri Kllari

5. KANADA
Krenar Loloçi

6. ESTONIA

Sotiraq Guga

7. FINLANDË

Bardhyl Minxhozi

8. ISLANDË
Isuf Berberi

9. INDI
Petraq Gramo

10. REPUBLIKA E KORESE SE JUGUT
Agron Papuli

11. MALAJZI
Gentian Sula

12. MAROK
Bujar Lybesha

13. QIPRO
Vladimir Avrami

14. SAN MARINO
Esat Ademi

15. SLLOVAKI
Faik Dizdari

16.TURQI
Bahadir Aksoy

17. JAPONI
Avni Ponari

18. LITUANI
Kastriot Haska

19. SLLOVENI
Edvin lLibohova

20. KAZAKISTAN
Vilson Ahmeti

21. ITALI
1.Teodor Bilushi
2.Vito Antonio Stigliani

22. Maltë
Tomë PREKU

23. BULLGARI
Selim Hoxhaj

24. SIERRA LEONE
Artan Stroka

25. RUMANI
Elvis Toçi

26. MONGOLI
Belma Çela

27. PORTUGALI
Dorian Sadiku

28. HUNGARI
Kliti Hoti

29. LETONI
Sokol Kraja

30. NORVEGJI
Marinela Jazoj

31. ARMENI
Varuzhan Piranjani

32. PAKISTAN
Seyhan Pencabligil

33. TUNIZI
Nikolin Jaka

34. FILIPINE
Loritan Prespa

35. EL SALVADOR
Gerian Kuka

36. IZRAEL
Rodolf Xhillari

37. AFRIKA E JUGUT
Zenel Hoxha

38. SRI LANKA
Mirton Lika

39. INDONEZI
Irma Kapllani

40. DANIMARKË
Përparim Kalo

41. FRANCË
Ilia Skëndi

42. UKRAINË
Bledi Bajraktari

43. KOSOVË
Mentor Nazarko

44. REPUBLIKA ORIENTALE E URUGUAJT
Ilir Trebicka

45. UKRAINË
Bledi Bajraktari

46-Tajlandë

Zamir Mane

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303