Dhuna ndaj arbitrit, reagon Duka

Ka ardhur reagimi i Presidentit të FSHF-së në lidhje me dhunën e ushtruar ndaj arbitrit në sfidën Kamza-Laçi. Armand Duka tha se e dënon dhunën që ka ndodhur në ndeshje, po ka shtuar se në fund të fundit ky është realiteti shqiptar, ku pa policinë në stadium është thuajse e pamundur që të mos ndodhin akte të tilla.

“Kemi dhe raste të tilla, si ai që ndodhi në Kamëz, që është një gjë shumë e shëmtuar por që futbolli për nga emocioni që ka, për nga gara, sa më e egër të jetë gara, aq më shumë bëhen pak a shumë të papërmbajtura emocionet”, tha Duka.

Më tej, presidenti i FSHF tha se Federata ka marrë disa masa.

“Federata ka marrë masa sportive, vetëm atë ka në dorë. Duhet që të gjithë bashkë të bëjmë më të mirë. Patjetër që çdo goditje lë shenjë, do ti duhet shumë kohë që kjo të harrohet. Do ndërpritet kampionati? Un pres që të këtë një reagim ndryshe nga policia, pasi realiteti shqiptar nuk mund të bëjë pa policinë në stadium”, vijoi ai./real-news.tv