fbpx

Dhuna ndaj mjekut, peticion për kushtet e punës

52b0b4aab146e47787b92c1c07d258bf_L.jpg

Dhuna ndaj mjekut të Urgjencës në QSUT shkaktoi reagime të shumta të institucioneve të ndryshme, duke nisur që nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, si dhe Qendrës Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’.

Shoqata Shqiptare e Infektivologjisë ka reaguar gjithashtu me anë të një peticioni dërguar MSHMS.

‘Kërkojmë nga administrata e QSUT dhe MSHMS të bëjnë të mundur që i gjithë personeli mjekësor i shërbimit Infektiv dhe sidomos ai i urgjencës të kenë një ambient të qetë dhe të sigurt ndërkohë që akti i ndodhur tregon që kjo siguri mungon.

Më tej, shoqata ka kërkuar që të rishikohet kuadri ligjor në lidhje me dhunën e ushtruar ndaj mjekut roje.

“Mendojmë që ka ardhur koha që të rishikohet kuadri ligjor përkatës që dhuan dhe agresioni ndaj personeli mjekësor në kushtet e punës të konsiderohet si formë shumë e rëndë e cenimit të personit dhe të marrë dënimin maksimal’, thuhet mes të tjerash në peticionin e Shoqatës Shqiptare të Infektivologjisë./real-news.tv

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303