Dhuna në Kamzë, arbitrat marrin vendimin ekstrem

Sot u bë publik vendimi i Komisionit të Disiplinë dhe Etikës për përjashtimin e Kamzës nga kampionati pas dhunës së para pak ditëve.

Por për arbitrat kjo nuk mjafton. Shoqata e Arbitrave të Shqipërisë ka marrë vendimin ekstrem për bojkotimin e kampionatit deri në një kohë të pacaktuar.

“Jemi të tronditur pas dhunës ekstreme të ushtruar ndaj gjyqtarit Hamitaj. Ne do të bojkotojmë ndeshjet e futbollit në nivel kombëtar. Kemi vendosur të mos luajmë me jetën tonë”, shprehet Shoqata e Arbitrave. /real-news.tv/