23.5 C
Tirana
E diel, 21 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Dhuna në stadiume, Rama: Burg kush hyn në fushë

spot_img

Kush hyn në stadium do të dënohet me 3 vjet burg dhe do të përjashtohet përjetë. Këtë propozim e ka bërë kryeministri Rama, i cili tha se do të ndryshohet kodi penal.  Ndërsa foli edhe për status të veçantë të spektatorëve.

“Ne do të ndërhyjmë në kodin penal. Futja në tapetin e gjelbër do të dënohet me 3 vjet burg. Kush kalon vijën e bardhë dhe shkel në tapetin e gjelbër është kërcënim për ata që ushtrojnë detyrën. Kështu që kemi domosdoshmërinë që ta diskutojmë me shpejtësi dhe ta aplikojmë këtë dënim. Minimumi tre vjet. Burgimi dhe përjashtimi përjetë nga stadiumi i atij që shkel vijat e bardha do të jetë hapi i parë që do bëjmë me parlamentin.”, u shpreh ndër të tjera Kryeministri Rama.

Ndërkohë kreu i qeverisë tha se Policia e Shtetit dhe Federata duhet të bashkëpunojnë për të garantuar siguri në stadiume. Ndërsa propozoi pajisjen me kamera të gjitha impianteve.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat