Dhunoi babain e moshuar, arrestohet 43-vjeçari

Një 43 vjeçar është arrestuar nga policia e Mirditës për dhunë fizike e psikologjike ndaj babait të tij.

Në pranga ka rënë shtetasi A. N.( T.), banues në fshatin Fang.

Sipas policisë, 43 vjeçari ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj babait të tij 78-vjeçar, si dhe e ka kanosur me armë zjarri.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

– 1 armë zjarri “pistoletë” me krehër me 5 fishekë

– 1 armë zjarri automatike model 56 me 2 krehra me 30 fishekë

– 15 fishekë luftarakë model 56

Materialet procedurale në ngarkim të tij, iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë, për veprat penale: “Dhuna në familje”, “Kanosja”, “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.