Dhunoi turistët, bllokohet lokali i Kokëdhimës

mihal2.jpg

Dhuna e pashembullt e ushtruar ndaj turistëve spanjollë në Porto Palermo, duket se do të ketë pasoja për biznesin famëkeq dhe vetë pronarin e tij. Lokali në pronësi të Mihal Kokëdhimës i cili tashmë është i arrestuar, po mbahet i bllokuar nga policia ndërsa tatimorët janë duke ushtruar kontrolle të imtësishme mbi ligjshmërinë e veprimtarisë së tij.

Burime bëjnë me dije se në kuadër të aksionit kundër informalitetit, po kontrollohet në detaje dokumentacioni i hotelit, që nga leja e ndërtimit deri te dokumentet mbi detyrimet që ky subjekt duhet t’i paguajë shtetit.

Të njëjtat burime konfirmojnë se nëse do të gjenden parregullsi dhe shkelje ligjore, lokali me emrin “Panorama” në pronësi të Mihal Kokëdhimës do të pushojë së ekzistuari, pasi fadromat do të bien mbi të, për ta shembur krejtësisht.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303