Dhurata e Partizanit për tifozët

Në një ndeshje shumë të rëndësishme për luftën për titull, Partizani do të presë ditën e diel në kryeqytet Teutën e vendit të tretë.

Për të rikthyer tifozerinë në stadium drejtuesit e klubit të kuq kanë vendosur që të paguajnë gjysmën e dënimit pas pezullimit të fushës me dy ndeshje nga Komisioni i Disiplinës.

Kështu që kryendeshja e javës së 25-të të Kategorisë Superiore nuk do të zhvillohet në një stadium bosh.

Partizani u ndëshkua me dy ndeshje pa tifozë pas incidenteve në sfidën me Flamurtarin, ndërsa me ndeshjen e Kupës së Shqipërisë kundër Luftëtarit të luajtur të martën, ka shlyer gjysmën e pezullimit, duke bërë që të lindë e drejta për ta konvertuar pjesën e mbetur në gjobë. /real-news.tv/