Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se Kosova dhe Izraeli janë paqjtuar për normalizimin e raporteve dhe të vendosin mes tyre marrëdhënie diplomatike, shkruan agjencia e lajmeve Reuters.
Këtë deklaratë ai e bëri në Shtëpinë e Bardhë, ku u nënshkrua marrëveshja për normalizimin ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Kjo marrëveshje, u nënshkrua nga kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiç në Zyrën Ovale në prani të presidentit amerikan.
Pas marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë, ka reaguar dhe presidenti Thaçi ku përshëndet nënshkrimin e normalizimit ekonomik mes dy vendeve.
Nëpoërmjet një postimi në Twitter, Thaçi shkruan:
“Unë përshëndes nënshkrimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë në Uashington. Mirënjohje presidentit Donald Trump dhe ambasadorit Grenell në këtë proces. Kosova do të vijojë të punojë për zhvillimin ekonomik, vendet e punës dhe konsolidimin e mëtejshëm të brendshëm dhe ndërkombëtar”.


