Dieta super efikase me emrin Miami… Zbulojeni!

Dieta Miami e Dr. Lipman është një dietë që premton humbjen e 3 kg në 3 ditë. Prandaj ajo është një dietë klasike rrufe, ideale për ata që duan të arrijnë maksimumin e menjëhershëm.

Skema jashtëzakonisht e ngurtë synon të riaktivizojë metabolizmin duke filluar me një reduktim në marrjen e karbohidrateve dhe rritjen e proteinave.

Ndryshe nga dietat e tjera me kalori të ulët, dieta Miami e Dr. Lipman (një endokrinolog që zyrën e ka më një nga rrugët e qytetit nga i cili i ka vënë emrin formulës së tij për të humbur peshë) nuk rekomandon marrjen e sasive të mëdha të perimeve. Për këtë arsye, mbajtja e kësaj diete duhet të ndiqet pa i kaluar 3 ditët, në mënyrë që të shmanget përballja me mangësitë e mineraleve.

Skema gjithashtu parashikon eliminimin e pijeve me sheqer dhe sugjeron konsumimin e ujit natyral. Një tjetër rregull i dietës së Dr Lipman ka të bëjë me eliminimin e kripës, e cila duhet të zëvendësohet me erëza. Është gjithashtu shumë e rëndësishme t’u kushtohet vëmendje metodave të gatimit, duke zgjedhur nga opsionet e avullimit, pjekjes ose tiganisjes dhe shmangies së përdorimit të yndyrave shtazore.

Një menu opsionale mund të përfshijë

Mëngjes : Gjysëm qitro dhe një fetë bukë e thekur me gjalpë kikiriku

Dreka : 150/200 gramë krem qumështi, 5 biskota integrale, një kafe (kafeja është e lejuar edhe më shumë herë gjatë ditës).

Darka : Një fetë mish i bardhë i pjekur në skarë (rreth 200 gramë) si dhe 100 gramë fasule. Karbohidratet në këtë rast mund t’i merrni nga një mollë dhe një lugë akullore.

Ndiqni pak a shumë të njëjtin shembull edhe për dy ditët e tjera.

Suksese!