fbpx

Digjet Elbasani, 36 zjarre vetëm në Shkurt

9-1.jpg

Zjarret në Elbasan janë kthyer në një alarm për qytetin. 36 të tilla janë regjistruar vetëm në shkurt. Prefekti i Qarkut, Gledjan Llatja, thotë se zjarret janë të qëllimshme dhe duhen vënë përpara drejtësisë përgjegjësit.

Ende pa nisur vera, zjarret janë kthyer në një problematikë për Elbasanin. Vetëm në muajin shkurt në këtë qark janë regjistruar rreth 36 zjarre, transmeton Ora News.

Prefekti, Gledjan Llatja, në një mbledhje me drejtuesit vendor tha se zjarret kanë qenë të qëllimshme dhe kërkoi nga Policia vënien përpara përgjegjësisë të personave përgjegjës. Gledjan Llatja: Evidentimi i personave dhe vënia e tyre para përgjegjësisë ligjore, e atyre personave që kanë vënë zjarrin. Nuk janë zjarre rastësore në gjykimin tim, kanë qenë të gjitha të qëllimshme.

Mustafa Arapi, shef i emergjencave prane Prefekturës, kërkoi se çdo banor duhet të njoftojë administratorin e njësisë në të cilën banon për djegien e shkurreve apo elementëve të tjerë, duke lokalizuar kështu vatrën e zjarrit me shpejt nëse zjarri merr përmasa favorizuar nga era./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303