Disa zona të Tiranës, 3 ditët në vijim pa drita

OSHEE ka njoftuar ditën e sotme se gjatë 3 ditëve në vijim, shumë zona të Tiranës nuk do kenë energji elektrike. Sipas njoftimit, nga data 11-13 mars do zhvillohen punime në nënstacionin ‘Uzina Traktori’. Pritet që punimet të vijojnë në mëngjes dhe energjia elektrike do ndërpritet nga ora 09:00 deri në 13:00

Ditën e nesërme, pa energji elektrike do mbeten rruga “Pasho Hysi”, Kryegjyshata, Poligrafiku, Burgu 325, zona pranë Depos se Ujit, rruga “Todi Shkurti”.

Të martën, zona pranë Sanatoriumit nuk do të ketë drita, ndërsa më 13 mars, pa energji do të mbetet zona pranë ish- Uzinës Traktori dhe pjesërisht Shkoza./real-news.tv