33.5 C
Tirana
E premte, 19 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Dita Kombëtare e Greqisë, mesazhi i Metës

spot_img

Presidenti Ilir Meta ka reaguar me anë të një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, ka lëshuar një mesazh në Ditën Kombëtare të Greqisë.

Meta shkruan se minoriteti grek dhe komuniteti shqiptar në Greqi duhet të krijojnë ura shumë të forta lidhëse në marrëdhëniet e shkëlqyera tradicionale, por edhe mjaft premtuese mes dy popujve tanë

“I lumtur të merrja pjesë sot në ceremoninë e organizuar me rastin e Ditës Kombëtare të Greqisë.
Në këtë ditë feste e gëzimi të fqinjëve tanë uroj që edhe bashkëpunimi e partneriteti ynë të udhëhiqen nga trashëgimia më pozitive dhe e ardhmja e përbashkët e dy popujve tanë në një rajon më të begatë të Europës së Bashkuar. Minoriteti grek dhe komuniteti shqiptar në Greqi, ura shumë të forta lidhëse në marrëdhëniet e shkëlqyera tradicionale, por edhe mjaft premtuese mes dy popujve tanë.
Shqiptarët dhe grekët meritojnë të jetojnë gjithmonë në bashkëpunim, harmoni e begati. Zoti e bekoftë miqësinë shqiptaro-greke”, shkruan presidenti./real-news.tv

 

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat