Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirli ka shprehur vlerësime për punën 7 mujore ekipeve të epidemiologëve.
Ajo apeloi se qytetarët duhet të respektojnë rregullat për frenimin e përhapjes së COVID-19.
MESAZHI I MANASTIRLIUT
🔴#COVID19
Ditë e natë në terren, prej më shumë se 7 muajsh, ekipet e epidemiologëve në çdo cep të vendit, po bëjnë një punë të palodhur për gjurmimin, hetimin dhe izolimin e vatrave, për të kufizuar përhapjen e infeksionit.
T’i ndihmojmë së bashku, duke respektuar rregullat👇
😷#Maskë ↔️ #Distancë 🧴#Higjienë
#RuajShëndetin

