TË FUNDIT

Ditëlindja që u kthye në tragjedi, flet babai i Denisa Dibrës: U bëra merak, mu përgjigj një djalë në telefon…

Të tjera detaje të rënda janë zbardhur nga aksidenti tragjik në autostradën Tiranë-Elbasan, ku dy vajza humbën jetën e dy të tjera mbetën të plagosura.

Babai i Denisa Dibrës, Edmondi ka thënë se vajzat kishin dalë për të festuar 19-vjetorin e Lusinda Garunjës, e cila kjo e fundit humbi jetën.

I ati i të plagosurës shprehet se e kishte telefonuar të bijën dhe kjo e fundit i kishte thënë se po kënaqeshin në ditëlindje dhe se do të niseshin për Shkodër në orën 6.

“Gjendja e dy vajzave paraqitet stabël. Vajzat kanë qenë duke festuar ditelindjen e Lusinda Garunjes, 19 vjetorin e saj. Fatkeqësisht u kthye ne ditë morti. Isha në një lokal në Shkodër. U bëra merak se vajza nuk më kishtë marrë në telefon. Kërkoj dënim ndaj atij krimineli që aksidentoi vajzat. Falenderoj stafin e spitalit që kanë bërë çmos që vajza momentalisht ndodhet jashtë rrezikut.

Kur fola me vajzën më tha se po kënaqemi dhe në orën 6 do vijmë për në Shkodër. U bëra merak që vajti ora 8 dhe ajo nuk më kishte telefonuar. E mora në telefon dhe m’u përgjigj nje djalë nga Elbasani. Atë e falenderoj që i dha ndihmën e shpejtë në kohë. Të 4 vajzat ishin si të miat, pasi Denisa është rritur me to”, shprehet i ati i 26-vjeçares, përcjell “BalkanËeb”.

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat