Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmë në kryeqytet, ku 3 persona kanë humbur jetën.
Raportohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të qendrës tregtare TEG, ku drejtuesi i makinës ka humbur kontrollin.
Ai ndodhet në spital, ndërkohë 3 personat e tjerë që ndodheshin në automjet kanë ndërruar jetë.
Bëhet me dije se personat që janë shuar janë 3 pjesëtare të familjes Biba, përkatësisht burri, gruaja dhe 1 nga fëmijët e tyre.
Vajza tjetër, Xhuliana Biba ndodhet në gjendje kritike për jetën
Mësohet se ata po ktheheshin nga një festë ditëlindjeje, e cila u kthye në tragjedi.
“Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë pasagjerët V. B, B. B, F., B , ndërsa drejtuesi i mjetit A. A ndodhet në SQU nën kujdesin mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit./real-news.tv

