Djali rreh babain, ulet i detyruar avioni

Një ngjarje vërtet e pazakontë ka ndodhur ditën e sotme. Një avion i “Blue Panorama Express” i nisur nga Tirana me destinacion kryeqytetin italian, Romën, ka bërë ulje të detyruar në Pescara për shkak të një sherri që ka ndodhur në bordin e avionit.

Një konflikt i ashpër fizik mes një 30 vjeçari dhe babait ka bërë që stafi i avionit të vendoste ndërprerjen e fluturimit.  Menjëherë pas uljes së detyruar dy persona u janë dorëzuar autoriteteve italiane shkruan  “Corriere della Sera”. /real-news.tv/