TË FUNDIT

Djali vrau babanë, dalin detajet e rënda të krimit

Mësohen detajet e para të krimit të rëndë brenda familjes të ndodhur në Memaliaj. Djali ka vrarë babanë e tij mëngjesin e sotëm me sëpatë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shalës ku Arjan Shahaj, 35 vjeç ka vrarë babain e tij Iliaz Shahaj. Autori pas krimit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe policia është vënë në ndjekje të tij.

Ka qenë kryeplaku i fshatit që ka njoftuar policinë për vrasjen. Policia ka nisur hetimet dhe ka ngritur postblloqe për kapjen e autorit. Dyshohet se i riu vuan nga probleme të shëndetit mendor.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat