Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, në emisionin ‘Fokus’ ka deklaruar se një marrëveshje mes PD dhe PS do të ishte një turp i madh dhe fatkeqësi për vendin.
“Do të ishte turpi më i madh për PD dhe zotin Basha, do të ishte tmerri më i madh për Shqipërinë. Kjo do të thotë që ata që kanë vjedhur e grabitur të mos dënohen kurrë, që Shqipëria të mos ketë kurrë një alternativë”, tha ai.

