fbpx

Do të bojkotojë Parlamentin? Si përgjigjet Rudina Hajdari

Deputetja Rudina Hajdari ka folur jashtë Kuvendit, ku i është drejtuar opozitës parlamentare. Ajo ka kërkuar që të gjithë të ndalen te hapja e listave 100%.

Teksa u pyet në lidhje me thirrjen e deputetit Andi Përmeti për të bojkotuar Kuvendin në rast se nuk sillet një ligj për hapjen e listave, Hajdari tha:

“Jemi të gatshëm që të bëjmë çdo sakrificë për të çuar këtë kauzë të bukur që mbështetet nga pjesa dërrmuese e s’duhet të mashtrojmë shqiptarët. Peshën më të madhe do e kenë kryetarët. Ndaj ftoj opozitën parlamentare që të nënshkruajnë këtë propozim, ai hap ato lista 100% reale. Është draft që ka integrim të të gjitha kërkesave. Ka dhe kërkesa të reja. Është nënshkruar si nga zoti Murrizi dhe deputetët e tjërë, të cilët po e nënshkruajnë. Do depozitohet në Kuvend. Ka disa ndryshime. Vota parapëlqyese do të jetë ajo e qytetarëve, ku do të jetë prioritet se si do të llogariten mandatet. Vota e qytetarëve do të ketë më shumë peshë. Do të jenë ata që do e përcaktojnë se kush do të jenë fituesit. Kemi kërkuar që pragu zgjedhor të hiqet. Ka disa elemente shtesë.”.