fbpx

“Do të kemi shtim të infektimit në vend”, mjeku paralajmëron: Kemi dy gjëra të mëdha që…

1df867c260973462f7aef512c531a023_L.jpg

Mjeku Kita Sallabanda ka reaguar në lidhje me situatën nga pandemia, ku është ndalur te rritja e rasteve në vendin tonë.

Sipas tij, kjo ka të bëjë me rritjen e numrit të testimeve por edhe me papërgjegjshmërinë e qytetarëve.

“Ne kemi shifra shumë të ulëta në krahasim me pakujdesinë që ka popullsia shqiptare. Nuk janë të ndërgjegjshëm qytetarët. Për shifrat që kemi mendoj se jemi mirë. Është e vërtet se është shtuar në muajin gusht, kjo vjen se janë shtuar dhe testimet.

Do të kemi shtim të infektimit por nuk ka agresivitet. Shifrat në krahasim me popullatën janë në favor të njerëzve se duhet të ishin shumë më tepër.

Testimet nuk shërojnë. Kjo është një gjë shumë e qartë dhe nuk mund të bëhet politikë me këtë gjë. Ata na bëjmë të zbulojmë raste. Kemi dy gjëra të mëdha testimet dhe gjurmimet. Lehtësimi i masave në Shqipëri duhet të ishte bërë në mënyrë më graduale. Duhet distancim fizik dhe jo social”, tha ai për report tv.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303