fbpx

“Do të mbizotërojë në muajt në vijim…”. Eksperti i ISHP jep detajet, ja ç’thotë për masat

Eksperti i ISHP-së, Artan Simaku ka folur për situatën nga pandemia në vend. Ai ka thënë për ABC se do të ketë një rritje të numrit të të infektuarve tani në stinën e dimrit.

Ai foli gjithashtu edhe për masat.

“Të rëndësishme janë mbajtja e distancës dhe higjiena. Masat janë themelore, sikundër edhe mbajtja e maskës, që i shërbejnë ndërprerjes së rrugës së transmetimit të virusit…Masat kanë ndikim si në aspektin ekonomik ashtu edhe social, por në situata epidemiologjike, duhet marrë në varësi të asaj që ndodh”, tha Simaku.

Eksperti tha se nga hetimi epidemiologjik nuk parashikohet rritja e rasteve mbi 1 mijë.

“Duhet parë se cili nga viruset do të mbizotërojë në muajt në vijim, pra Covid-19 apo gripi stinor. Njëri prej tyre do të mbizotërojë, por duhet parë”, tha ai.