E çuditshme apo jo?
Në fakt rezulton e vërtetë e këtë e tregojnë studiuesit.
Studiuesit e Universitetit të Westminster kanë zbuluar një lidhje midis rrahjeve të zemrës gjatë kohës kur njeriu sheh një film horror dhe humbejes së kalorive.
Nga eksperimentet rezultoi se një film horror prej 90 minutash ju ndihmon të digjni rreth 113 kalori që janë njësoj me ato që digjen në 15 minuta vrap apo 30 minuta ecje.
Gjatë kohës që ju shihni një film horror, gjaku qarkullon më shpejt dhe trupi juaj përjeton adrenalinën.
Kjo gjë minimizon urinë.
Kështu që nëse doni të humbisni ca kile, bëni gati listën me filmat e frikshëm!

Dhe kini kujdes nëse po hani kokoshka se me siguri do t’iu ikin nga duart./real-news.tv

