Dojna Mema dhe Vlashent Sata janë bërë prindër për herë të parë. Moderatorja ka sjellë në jetë djalin ditën e djeshme por lajmin e ëmbël e ka bërë me dije vetëm pak minuta më parë. “Mirë se erdhe në botën tonë Nolan Sata! 20/08/2022 🦁”, ka shkruar moderatorja krahas videos.
Moderatorja ka ndarë një video ku shihet teksa mban vogëlushin në krahë. Këtë moment të ëmbël e ka shoqëruar me këngën e Vlashentit që mban titullin “Copëzat”.

