Është një luftë politike, deklaroi presidenti i SHBA, Donald Trump, para shtypit, gjatë komenteve për vendimin e demokratëve në Kongres për të filluar një hetim zyrtar ndaj tij (impeachment).
Duke folur nga hoteli ”Intercontinental” në Nju Jork, ku ai planifikon të takohet me presidentin e Ukrainës, Trump komentoi edhe transkriptimin e telefonatës me Zelensky-n.
“Asnjë presion. Janë thjesht lajme të rreme, është gjuetia më e keqe e shtrigave në historinë e SHBA”, mësohet të ketë thënë presidenti Trump lidhur me telefonatën me homologun ukrainas, Zelensky.
Demokratët duan të fillojnë një impeachment pasi dyshojnë se Trump i ka kërkuar presidentit ukrainas të hetonte mbi djalin e ish-zëvendëspresidentit demokrat amerikan, Joe Biden, aktualisht kandidat për presidencialet e 2020.

