Donald Trump viziton Ohajon dhe Teksasin

1414f1c0affb356c5e15893cd734676b_L.jpg

Presidenti Donald Trump vizitoi të plagosurit në një spital të Dejtonit në shtetin e Ohajos përpara se të nisej drejt El Pasos në Teksas. Këto dy qytete u goditën së fundmi nga sulme vdekjeprurëse me armë zjarri që u morën jetën 31 personave.

Presidenti dhe zonja e parë Melania Trump qëndruan rreth një orë në spitalin Miami Valley. Ata biseduan me ata që u plagosën gjatë të incidentit të së dielës herët në mëngjes në qytetin Dejtonit, ku brenda më pak se një minute, Connor Betts, vrau nëntë persona përfshirë motrën e tij si dhe plagosi 27 të tjera. “Ju mbrojti Zoti. Dua ta dini se jemi me ju gjithë kohën”, u tha zoti Trump të plagosurve dhe anëtarëve të familjeve të tyre sipas njoftimit të sekretares së shtypit në Shtëpinë e Bardhë, Stephanie Grisham.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303