TË FUNDIT

Doni të humbni në peshë? Mos i bëni këto ushtrime

Disa njerëz shkojnë në palestër për t’u dobësuar e të tjerë për të mbajtur trupin në formë apo për t’u tonifikuar.

Nëse dëshironi vetëm të humbisni kile, atëherë duhet të mos bëni në asnjë mënyrë ushtrimet e mëposhtme:

Crossfit: nëse jeni në fillim të vrullit për të humbur disa kile menjëherë, atëherë me siguri nuk keni forcën që kërkojnë ushtrimet e këtij sporti. Por githashtu as teknikën e duhur.

Kështu që është mirë të mos e provoni, sepse e vetmja gjë që do të arrish është të lëndoni veten. Edhe pse është përhapur shumë, mënyra e ushtrimeve është shumë e rrezikshme, sidomos për një fillestar që nuk është aspak në formë.

Yoga: edhe pse yoga ka shumë të mira, një nga ato nuk është humbja në peshë. Megjithëse ajo të bën më të fortë, për të humbur peshë duhet të punoni shumë, në mënyrë që të stimulohet dhe të ndryshojë funksionimi i metabolizmit.

Biçikletë palestre: edhe pse biçikleta në ambiente të mbyllura bën mirë, sidomos për personat në moshë të madhe, ka raste që gjërat mund të dalin jashtë kontrollit. Temperatura e dhomës mund të rritet, lëvizjet sigurisht që bëhen më të shpeshta dhe shkaktojnë lodhje, e cila ju provokon uri. Kështu që e kuptoni vetë…

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat