Agim Kajmaku, kreu i bashkisë së Vorës, i zgjedhur në 30 Qershor i është përgjigjur kërkesës së prokurorisë për të dhënë shenjat e gishtërinjve, në kuadër të nisur nga prokuroria për falsifikimin e formularit te dekriminalizimit.
Sipas Klan tv, prokuroria do të nisë drejt Greqisë letër-porosinë ku do të kërkojë informacione nëse Agim Kajmaku ka dosje penale në këtë vend. Gjurmët e gishtërinjve që ai ka dorëzuar, do të krahasohen me ato të personave që janë arrestuar apo hetuar në vendin fqinj.
Partia Demokratike ka bërë publike disa dokumente që tregojnë se Kajmaku është arrestuar në vitin 2003 për përdorimin e parave false dhe shpërndarjen e tyre.

