TË FUNDIT

Dosja 339/ Pas Dakos, te Krimet e Rënda i gjithë shtabi i PS në Durrës

Dy ditë më parë kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako u mor në pyetje për rreth 5 orë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në lidhje me ‘Dosjen 339’. Mirëpo, teksa hetimet e dosjes ‘339’ vijojnë, mësohet se do të ketë të tjera marrje në pyetje.

Këtë herë është radha për të gjithë drejtuesit te shtabit elektoral të Partisë Socialiste në Durrës, që u angazhua në fushatë për zgjedhjet e vitit 2017. Ndërkohë, kujtojmë se të enjten prokurorët Vladimir Mara dhe Dritan Premçi nga ora 15:00 deri në orën 20:00 morën në pyetje Dakon.

Kryebashkiaku i Durrësit ka sqaruar se persona të ndryshëm mund t’u kenë ofruar para votuesve, por ai nuk ka qenë në dijeni apo për më tepër ta ketë aprovuar këtë gjë.

Ndërkohë, nga përgjimet telefonike rezulton se kryebashkiaku ka folur njëherë me një nga anëtarët e grupit Avdylaj, të njohur si ‘Niçja’.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat