Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka folur për situatën në vend nga koronavirusi. Ndër të tjera, ai tha se në muajt dhjetor-janar, pritet një përkeqësim i situatës nga Covid-19.
“Përsa i përket situatës, ne jemi duke shkuar drejt pikut, kështu që pritet që çdo infeksion respirator plus Sars-COV-2,të rëndojë situatën. Do ketë më shumë njerëz të infektuar dhe imuniteti bie me ftohjen e motit. Duke shkuar drejt dhjetor-janarit do të kemi një situatë që do të përkeqësohet , që do të stabilizohet më pas në pranverë.
Kjo është situata është komplet fizologjike dhe pritet për çdo lloj virusi. Nga krahu tjetër, ky virus të paktën në Tiranë ka xhiruar në mënyrë të gjerë, pra është në nivel komunitar. Jemi duke ecur dita-ditës drejt komfortit të imunitetit të tufës, jemi ende larg për çdo përqindje që shtohet dita-ditës ndikon”, u shpreh Alimehmeti për gazetën “Si”.
Sa i takon bllokimit të orarit 10 me 6, Alimehmeti tha se është një masë që nuk shkon pasi moshat e vjetra nuk janë në qarkullim. “Duhet të fillojnë masa që bllokojnë të moshuarit, pra personat mbi 60 vjeç e sipër”, vijon ai në intervistë.

