TË FUNDIT

Drogat provohen për herë të parë në verë, ja pse

Në bazë të një studimi të ri, në stinën e verës përdoren më shumë llojet e drograve sesa në stinët e tjera, përfshirë këtu personat që i provojnë për herë të parë.

Njerëzit e sidomos të rinjtë kanë më shumë gjasa të i provojnë këto droga gjatë verës, për shkak se në këtë kohë organizohen më shumë festivale dhe koncerte.

Po ashtu, rreth 28% e përdorimit të kokainës fillon gjatë këtij sezoni, dhe kjo nuk vlen vetëm për në Britani dhe Amerikë, aty ku është bërë studimi, mirëpo sipas hulumtuesve këto statistika lidhen edhe me vendet e tjera në botë të cilat, gjatë verës organizojnë festivale dhe koncerte, raporton “CNN”.

Këto gjetje të botuara në Gazetë e Mjekësisë së Përgjithshme në Britani, tregojnë  një rritje të vullnetit të njerëzve për përdorimin e drogave kur moti është i ngrohtë dhe të rinjtë nuk janë në shkolla.

Shpesh herë kjo tendencë përfundon edhe në mënyrë tragjike, në 2013 dy të rinjtë kishin vdekur në një festival të mbajtur në Nju Jork, nga mbi doza e kokainës, ndërsa 4 të tjerë ishin mjekuar.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat