Dua Lipa rrëmben dy çmime në mbrëmjen e Grammy Awards 2019

Dua Lipa na ka bërë serish krenar me talentin e saj. Në mbrëmjen e djeshme në eventin më të madh të muzikës Grammys Awards 2019 Dua ka rrëmbyer dy çmime

‘Best New Artist’ në 61 vjetorin e Grammy dhe çmimin Best Dance Recording për këngën e saj “Electricity” në bashkëpunim me Silk City dhe Diplo e Mark Ronson.

Dua ka qenë e kandiduar në dy kategori, ku ka kryesuar në të dyja duke lëne pas artiste të njohura si Chloe dhe Halle, Luke Combs, Greta Van Fleet, H.E.R., Margo Price, Bebe Rexhën dhe Jorja Smith ne kategorine ‘Best New Artist’

“Dua të jap një falënderim të madh për fansat e mi që më kanë lejuar të bëhem versioni më i mirë i vetes!” “Për këdo që nuk e ka kuptuar se sa të veçantë janë, pavarsisht historisë se tyre, pavarsisht prejardhjes, një emër që nderon rrënjët e tyre, sepse ata vetëm duan të jenë normale, dua te them se nuk ka rendësi se nga vjen mos e lini asnjëherë veten për te mos gjetur rrugën e ëndrrave tuaja”

“Ju e meritoni, unë jam dëshmi që mund të bëni çfarëdo që të vendosni mendjen tuaj”. ka deklaruar Dua Lipa pasi është ngjitur në skenën e madhe për të tërhequr çmimin e saj të merituar