TË FUNDIT

“Dua të vi në Shqipëri”, Ava Max rrëfen detaje: Flas shqip, më pëlqen byreku me petë

Amarda Koçi ose siç njihet ndryshe me emrin e artit, Ava Max vijon sukseset e njëpasnjëshme me këngët e saj. Së fundmi, ajo ka dhënë një intervistë për emisionin e mëngjesit në Ora News “Ditë e re”.

Ava ka rrëfyer se është shqiptare si dhe ka treguar dhe origjinën e prindërve. Më tej, ajo është shprehur se s’ka qenë asnjëherë në Shqipëri dhe mezi po pret që ta vizitojë.

“Dua shumë të vi, kam shumë familjarë atje që më presin. Me të gjithë gjyshërit e mi kam pasur një lidhje shumë të fortë. Gjyshja që jetonte me mua, ndërroi jetë në 2011, ajo ishte nga Qeparoi. Unë u mërzita kur ajo ndërroi jetë. Kur prindërit e mi erdhën në Amerikë nuk dinin gjuhë, nuk kishin para dhe vërtet mundoheshin të na siguronin jetesën.  Kështu që unë kaloja vërtetë shumë kohë me gjyshen time”- u shpreh ndër të tjera Ava Max duke shtuar se nga Shqipëria i pëlqen byreku me petë.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat