TË FUNDIT

“Duam paret tona”! Tensionohet situata, naftëtarët përplasen me policinë

Situata mjaft të tensionuara janë paraqitur pak çaste më parë në Ballsh, teksa naftëtarët protestojnë. Ata kanë dashur të hyjnë me forcë në uzinë, por policia nuk i ka lejuar.

Për këtë arsye, ka nisur përplasja fizike mes palëve.

Situata u acarua akoma edhe më shumë kur kanë mbërritur përfaqësues të kompanisë, që bëjnë përzgjedhje selektive mes stafit për të firmosur kontratat individuale të punës.

Mes turmës dëgjohen thirrjet: “Duam paret tona” si dhe “Mos i prek punëtorët”.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat