9.5 C
Tirana
E diel, 28 Prill, 2024

TË FUNDIT

“Duam ujë, t’ju vijë turp”! Askush nuk reagon, banorët futen në zyrat e UKT dhe ngrenë zërin

Banorët e ish-qytetit të nxënësve në Tiranë kanë protestuar ditën e sotme pranë zyrave të UKT-së. Edhe pse ende s’kanë marrë asnjë reagim, shumë qytetarë kanë kërkuar me zë të lartë që problemi për ujin t’u zgjidhet.

“Duam ujë”, “t’ju vijë turp”, “na sillni ujë”, dëgjohen ata të thotë në kor.

Banorët e kësaj lagjeje, rreth 1200 të tillë vuajnë mungesën e ujit kryesisht në muajt e nxehtë të verës. Ata janë shprehur edhe më herët se Bashkia Tiranë nuk u ka dhënë zgjidhje për këtë gjë, duke ia ngarkuar të gjithë përgjegjësinë ndërtuesit për këtë problem.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat