Stoli kuqezi është një bankinë që josh jo pak, në një kohë kur të shumë janë trajnerët që po i vetofrohen Armand Dukës, të shumë janë trajnerët që pëlqehen nga presidenti i FSHF-ës, por për të pasur një emër zyrtare duhet ende kohë. Kombëtarja është “dashuria” më e madhe e Dukës, në kushte të tilla as që ka ndërmend të eksperimentojë më, fundja fitorja e fundit kundër Andorrës dhe kundërshtari i radhës i Kombëtares, Islanda më 9 qershor, i jep më shumë kohë për të gjetur pasuesin ideal të C.Panuccit.

Zgjedhja e këtij të fundit, një emër i madh i futbollit italian por me shumë pak eksperiencë si trajner i kushtojë shumë Dukës, më shumë i kushtojë imazhit të Kombëtares, me italianin që na riktheu shumë pas në kohë. Së fundmi qarkullojnë emra pa fund në tryezën e tij, emra nga më prestigjiozët si Roberto Donadoni apo Edi Reja, vetëm ky i fundit ka pranuar publikisht se ka pasur një ofertë konkrete nga ana e FSHF-ës.

