fbpx

Duke pirë kafe në lokal, arrestohet i riu tropojan, zbulohet se çfarë i gjeti policia në çantë

4d723378c04cac3cf984341a3bd92c65_L.jpg

Një 29 vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se mbante armë zjarri me vete. Bëhet me dije se i riu nga Tropoja mbante në çantë gjithashtu dhe 10 mijë euro.

Si rezultat i operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi A. Q., 29 vjeç, banues në Babinë, Tropojë.

Në një lokal në qytetin e Barjam Currit, gjatë kontrollit të ushtruar, në çantën e dorës së shtetasit A. Q. shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri tip pistoletë, një karikator me 6 fishekë dhe 10180 euro.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, në fshatin Babinë, Policia gjeti dhe sekuestroi edhe një tjetër armë zjarri kallashnikov me 28 fishekë, ndërsa në afërsi të banesës u gjet një sasi prej 2.9 kg lëndë e dyshuar cannabis sativa.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për zbardhjen e dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303