fbpx

Dukesha në pritje jo edhe aq të ëmbël: Gjërat s’po shkojnë aspak sipas planit

Screenshot_38-1.jpg

Dukesha e Sussex-it Meghan Markle kishte shumë dëshirë që fëmija i saj i parë të vinte në jetë me lindje natyrale. Mirëpo, 1 javë me vonesë nga data e parashikuar, ka mundësi që do t’i duhet ta përshpejtojë lindjen.

Nëse kontraktimet nuk vijnë as në 48 orët e ardhshme, gjasat janë të larta që dukesha do të duhet t’u drejtohet mjekëve, sipas burimeve për „DailyMail“.

Zakonisht, ndërhyrjet për të përshpejtuar lindjen kryhen 7- 10 ditë pas datës së parashikuar të lindjes, e megjithatë, në rast se nëna dhe fëmija janë mirë, mund të shtyhet deri në dy javë.

Përveç kësaj, dukesha supozohet të ketë një lindje në shtëpi, por nëse do t’i duhet të nxisë kontraktimet, do të jetë e nevojshme të shkojë në spitalin më të afërt, Frimley Park Hospital.

Shtëpia ku do të rritet foshnja është vila Frogmore, një shtëpi 2- katëshe me një kopsht të mrekullueshëm, një pronë e familjes mbretërore që gjendet në Windsor, Berkshire.

Sipas burimeve të „DailyMail“ një grup mjekësh të prirë nga një mjeke grua janë në gatishmëri, ndërsa mësohet një mjeke vizitoi shtëpinë e dukës dhe dukeshës një javë më parë.

Detajet janë tejmase të rezervuara, pasi siç u bë e ditur muajin e kaluar, gjithçka në lidhje me lindjen e fëmijës së parë të Meghan Markle dhe princit Harry, do të mbahet private nga pallati.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303