Aksident pranë urës së Sukthit. Një makinë është përplasur me automjetin e policisë. Një person është plagosur dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, gjendet jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet se makina ka tentuar të shmangë një gropë e për pasojë përplasi automjetin e policisë. Nga aksidenti ka vetëm një të plagosur i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Ai është jashtë rrezikut për jetën.

