fbpx

Dy humbje nga covid/ Një infermiere dhe një mjek, ditë e zezë sot në Shqipëri

Shqipëria sot humbi prej covid 7 persona. Mes të vdekurve ishte një mami nga Elbasani dhe një mjek 64-vjeç nga Lushnja ka humbur jetën.

“Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një infermiere 50 vjeçare nga Elbasani një mjek 64 vjeçar nga Lushnja, një 61 vjeçare, një 62 vjeçar dhe një 76 vjeçar nga Tirana, një 78 vjeçar nga Fieri, një 81 vjeçar nga Mirdita me sëmundje bashkëshoqëruese” njoftoi humbjet Ministria e Shëndetësisë.