Ekspertja e ISHP, Eugena Tomini ka folur në lidhje me situatën nga pandemia. Ajo tha për Abcneës se një grupmoshë e popullsisë mund ta evitojë përdorimin e transportit publik.
“Përdorimi i transportit publik mund të evitohet. Hiq ata që shkojnë në punë, lëvizin grupmosha të thyera që s’kanë pse lëvizin gjatë pikut. Eliminohen oraret e pikut. Vajtja në bare e restorante është zgjedhje personale. Në vende risku, unë nuk zgjedh të jap jetën. Të frekuentosh barin, për arsye dëshirë, do ishte e udhës të evitohen.”
Ndërsa, sa i përket radhës në institucione shëndetësore, sidomos në ato që ofrojnë mënyra diagnostikimi të Covid-19 si skaneri etj.., Tomini u shpreh se jo të gjithë personat e kanë të domosdoshme t’i bëjnë këto konsulta.
“E theksoj,do kemi edhe përplasje, mbingarkese, ta minimozomë duke mbajtur distancën. I bëhet strukturës një lloj tirazhi në kohë pandemie, një vetërregullim i strukturës duhet të ndodhë.”

