fbpx

E bujshme/ Bajern kërkon Igli Taren

igli-tare-lazio.jpg

Igli TARE (D.S. Lazio) (Foto Bartoletti)

Një e ardhme e bujshme duket në horizont për ish bomberin kuqezi, Igli Tare.  Bajern Munih raportohet se është interesuar për Igli Taren në pozicionin e Drejtorit Sportiv.

Lajmin e ka bërë të ditur prestigjiozja italiane “La Republica”, e cila bën me dije lëvizjet e fundit në adresë të drejtorit aktual sportiv të Lazios.  Kujtojmë se ditët e fundit në Itali është folur intensivisht për një interesim të Milanit për Taren, ndërkohë që sot është bërë e ditur edhe për planet e drejtuesve të lartë të skuadrës së Bajernit.

Ende nuk ka asnjë koment nga ana e ish bomberit kuqezi për këto lajme, edhe pse nga burimet e gazetaës italiane raportohet se shqiptare dëshiron qëndrimin në kryeqytetin italian. /real-news.tv/ 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303