E bujshme: Kosova i merr kapitenin Serbisë

Screenshot_1-6.png

Përfaqësuesja e Kosovës vazhdon rritjen e saj. Federata Kosovare e Futbollit po punon shumë mirë me moshat, por dhe me ekipin e parë. “Dardanët” kanë ndërhyrë dhe te kombëtarja serbe e futbollit duke qenë se kanë ftuar Arton Zekajn. Shqiptari ka qenë kapiteni i ekipeve të moshave të këtij shteti.

Mesfushori shkatërrues ka përfaqësuar të gjitha grupmoshat serbe, duke qenë se ka luajtur me U-15, U-16 dhe U17. Ai ka mbajtur dhe shiritin e kapitenit të kësaj skuadre. 19-vjeçari duket se ka mbetur jashtë vëmendjes se kombëtares serbe dhe ka bërë kërkesë të ndryshojë përfaqësuese.

Kosova U-21 shpreson ta grumbullojë që në sfidat e ardhshme në qershor kundër Andorrës dhe Turqisë, bën me dije Indeksonline.com. Zekaj duket se e ka më të thjeshtë të ndryshojë flamur, pasi po luan në Francë me Lillen. Ai është larguar nga Sopoti në Serbi. Kartoni i tij ishte në pronësi të Partizanit të Beogradit. Presioni kur luante në Serbi ishte i madh, ndërsa tani gjërat janë krejtësisht ndryshe.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303