E bujshme nga Italia, Milani kërkon Igli Taren Dr.Sportiv

Roma - 18/08/2015 - Stadio Olimpico - UEFA Champions League 2015-2016 - Spareggi andata - Lazio vs Bayern Leverkusen - nella foto: Igli Tare / Ph. Fabrizio Corradetti - Ag. Aldo Liverani sas

Duket një lajm i pabesueshëm, por shumë u bukur për shqiptarët. Igli Tare mund të zëvendësojë Laonardon te Milani.

Të paktën kështu shkruajnë medet nga përtej Adriatikut, që u referohen zhvillimeve në klubin kuqezi.

Nëse “Djalli” nuk arrin të kualifikohet në Champions (asgjë nuk mund të bëjnë kuqezinjtë nëse Atalanta grumbullon të pakën 4 pikë në dy ndeshjet e fundit), i pari që do ta paguajë këtë zhgënjim do të ketë drejtuesi brazilian, që mban postin e drejtorit teknik.

E për ta zëvendësuar, grupi “Elliot” e ka gati emrin, Igli Taren, një nga më të vlerësuarit në Itali për rolin e tij.

Sipas calciomercato.com, përtej marrëdhënieve të konsoliduara prej vitesh me presidentin Lotito, ky vit nuk po shkon ashtu siç ishte parashikuar duke krijuar në disa raste edhe kontraste në qëndrimet e tyre.

Ende nuk dihet e ardhmja e tij, por le të presim…