fbpx

E bujshme/ Rama emëron në Ministrinë e Financave njeriun e Bashës

ministria-e-fin.jpg

Ekonomisti Besart Kadia, ish-sekretar për sipërmarrjen e lirë në Partinë Demokratike dhe këshilltar i Lulzim Bashës është emëruar zv/ ministër i Ekonomisë dhe Financave. Vendimi është miratuar në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave.

Nuk dihet arsyeja që ka shtyrë Kadinë që të braktisë kauzën opozitare dhe të zhvendoset në kampin tjetër vetëm pak muaj para zgjedhjeve duke pranuar propozimin për postin e ri.

Tashmë prurja e Lulzim Bashës në Partinë Demokratike do të jetë zv/ ministër i qeverisë Rama.

Besart Kadia do të zëvendësojë në këtë post Belinda Ikonomit pas dorëheqjes së saj.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303