E bujshme/ Shifër marramendëse për Strakoshën

Thomas Strakosha nuk është grumbulluar me kombëtaren shqiptare për dy ndeshjet e para eliminatore të EURO 2020 pasi Panucci vendosi që ta lërë jashtë për arsye disiplinore.

Megjithatë portieri kuqezi duket se do të bëjë një hap gjigant në karrierën e tij. Ai mund të transferohet në Premier League.

Gazeta “Il Messangero” raporton se Totenhami ka gati një ofertë për gardianin shqiptar.

Londinezët kanë ofruar gati 40 milionë euro. Në Londër duan që të kenë një portier të ri dhe me perspektivë që do të jetë gati të marrë stafetën nga kampioni i botës, Lloris. /real-news.tv/