fbpx

E ftuan në festë, 16-vjeçarja italiane përdhunohet nga shqiptarët dhe shokët e tyre

pexels-low-selfesteem-photo-271418.jpeg

Në fund, të gjithë vendosën të negociojnë dhe të kryejnë punë publike për të shuar akuzën e dhunës seksuale në bashkëpunim që i kishte çuar ata në burg tetë muaj më parë.

Një episod që daton në korrik 2018, kur viktima, një vajzë 16-vjeçare ishte e ftuar së bashku me tre mikesha në një festë në shtëpinë e një prej të pandehurve. Por pasdite, sjellja e djemve degjeneroi.

Sipas akuzave pesë të pandehurit – K.P. dhe R.S., 19 vjeç me origjinë shqiptare dhe miku i tyre maroken I.H., dhunuan seksualisht njërën prej vajzave para syve të të tjerëve.

Vajza u detyrua të përballonte poshtërimin para syve të grupit, por askush nuk bëri asgjë për ta mbrojtur. Fillimisht, e mitura u hodh në një shtrat dhe u sulmua në mënyrë kafshërore ndërsa një sulm i dytë seksual ndodhi në banjë.
Tre djemtë më të rritur, u paraqitën në gjykatë duke kërkuar pezullim të gjobave në këmbim të punëve publike. Edhe dy të shtatëmbëdhjetë vjeçarët, proceset e të cilëve përfunduan në Milano para Gjykatës së të Miturve, bënë zgjedhje të ngjashme.

Në procedurë vajza nuk u paraqit si palë civile, është kompensuar bashkërisht nga tre të rriturit. Karabinierët e stacionit Rebbio kishin identifikuar pesë djemtë, pasi kishin dëgjuar dëshmitë e tre miqve, të cilët me radhë ishin mbajtur në atë shtëpi kundër dëshirës së tyre. Karabinierët morën edhe raportet spitalore për dëmet e pësuara, ndërsa viktimat u dëgjuan në një seancë me dyer të mbyllura.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303