E fundit/ Brenda 30 minutave në Elbasan 2 aksidente, automjeti përfundon në kanal

IMG-20201214-WA0090.jpg

Në harkun kohor prej 30 minutash janë regjistruar 2 aksidente në qytetin e Elbasanit.

Një aksident ka ndodhur në fshatin Jagodinë, ku automjeti ka përfunduar në kanal.

Fatmirësisht nuk raportohet për pasoja në njerëz. Drejtuesi i mjetit është dërguar në spitalin kirurgjik të Elbasanit jashtë rrezikut për jetën. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes

Aksidenti i dytë i regjistruar në qytetin e Elbasanit ka ndodhur tek vendi i quajtur Ura e Shkumbinit.

Paraprakisht raportohet se nuk ka persona të plagosur, ndërkohë që për pasojë është krijuar shumë trafik.

Shkak i aksidentit është bërë parakalimi i gabuar dhe dyshohet se drejtuesi i mjetit tip Volvo  me targa AA 726 XO ishte në gjendje të dehur.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303