TË FUNDIT

E infektuar nga COVID-19, pacientja shtatzënë sjell në jetë fëmijën

Një paciente shtatzënë në Kosovë, e cila ishte prekur nga COVID-19 ka sjellë mëngjesin e sotëm në jetë fëmijën e saj. Lajmin e ka bërë me dije Drejtori i Gjinekologjisë, Jakup Ismaili, i cili ka thënë se si nëna ashtu dhe fëmija janë në gjendje të mirë shëndetësore.

“Lindja ka qenë normale, prandaj edhe foshnja edhe nëna janë në gjendje të mirë shëndetësore. Pacientja është testuar dje për herë të dytë për koronavirus dhe ka dalë negative. Prandaj mund të themi se ajo ka qenë e shëruar”, u shpreh Ismaili.

Ditën e djeshme testi i dytë i pacientes kishte rezultuar negativ për koronavirus.

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat